Connect with Us

Berisha paralajmëron Ramën: S’ke parë asgjë akoma…

Aktualitet

Berisha paralajmëron Ramën: S’ke parë asgjë akoma…

Publikuar

-

Ish-kryeministri Berisha ripërsëriti sërish se protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës. Nga çadra e protestës, ai iu drejtua kryeministrit se ky është vetëm fillimi dhe se askush nuk mund ti mposhtë në këtë protestë.

“Lidhjet e tua me bandën e krimit, nuk ka shqiptar që nuk i di. Fatin e këtij vendi do e përcaktoj. Do ti bësh gjëmën Shqipërisë. Çfarë ndodhi këto katër vite, të gjitha bandat, një e nga një, të cilat në 204 grupe kriminale që janë arrestuar dhe çmontuar, që i vendosëm para ligjit, Edi Rama, një e nga një po i nxjerr nga burgu.

LEXO EDHE:  Tarifa për "Rrugën e Kombit"/ Berisha: Studimin e bëmë ne. Ja si do të funksiononte

Edi Rama futi nga 90 vrasës, trafikantë droge dhe prostitucioni në Parlament, si kurrë ndonjëherë në historinë e një Parlamenti. Pasi opozita bojkotoi 6 muaj Parlamentin për dekriminalizim, Rama, vrasësit, trafikantët i nxjerr nga dera, i fut nga dritarja”, tha Berisha.

Në vazhdën e akuzave, Berisha e ka cilësuar Ramën si pjellë e së keqes.

“Forca e lirisë është e pakthyeshme. Ti je pjellë e së keqes, ti duhet të ikësh”, përfundoi Berisha. /CityNews 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë”

Publikuar

-

Nga

Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të meren me politikë”

Jeta politike e Jozefina Topalli nuk ka qenë aspak e lehtë dhe këtë na e ka treguar koha dhe vetë ish-kryeparlamentarja.

Topalli ka zbuluar sot se asaj nuk i pëlqen që këtë rrugë ta ndjekin edhe fëmijët e saj.

Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se nuk do t’ja sugjeronte asnjë nga fëmijëve të saj të merret me politikë.



“Është shumë e rëndë. Unë nuk do doja që ata që merreshin me politikë. Kujtoj që kur PD më ftoi të bëhesha deputete të gjithë familjarët nuk më thoshin që të mos merresha me politikë përveç njërit anëtar të familjes që tha: Boll kemi vuajtur nga politika, të lutem mos u merr me të. Nuk e dëgjova, nuk e di nëse bëra mirë apo bëra keq. Por bilancet bëhen në fund të jetës”, theksoi ish-kryetarja e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Berisha ironizon deklaratën e Ramës: Mallkim plakash

LEXO EDHE:  Viti i Skëndërbeut/ Ja apeli i ish-kryeministrit Berisha

Kujtojmë se Jozefina Topalli, e cilësuar si zonja e hekurt, u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 1996./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga skandalet seksuale në shkolla, tek degradimi i arsimit/ Deputeti “shpërthen” ndaj Shahinit: Udhë e mbarë…

Publikuar

-

Nga

Nga skandalet seksuale në shkolla, tek degradimi i arsimit/ Deputeti “shpërthen” ndaj Shahinit: Udhë e mbarë..

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka komentuar largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se Besa Shahini është prova që në këtë vend çdokush mund të marrë pa asnjë meritë çdo gjë që i teket kryetarit të partisë, mund të dshtojë, të shkatërrojë dhe të largohet kur të dojë pa pasur asnjë pasojë.

“Lajmi i mire dhe lajmi i keq i largimit te Besa Shahinit.



Lajm i mire per faktin se mund te jete nga ministrat me te dobeta qe ka njohur sistemi arsimor shqipetar. Nuk kreu asnje reforme dhe mandati i saj u kalua me skandale te medha. Nga rritja me fuqi prapavepruese e mesatares per te hyre ne Universitet, skandalet seksuale ne shkolla, degradimi i arsimit publik, shkaterrimi i vitit shkollor 2019-2020 duke mos marre asnje mase per nxenesit qe nuk kishin mundesi per te ndjekur mesimim online dhe deri te cmendurite e deklarimit me pergjegjesise civile dhe penale te femijeve 6-14 vjec ne jane te prekur apo jo me Covid-19.

LEXO EDHE:  Berisha tregon me emra katër “armiqtë” e tij gjatë gjithë karrierës

LEXO EDHE:  Nata e Kadrit/ Berisha urim për besimtarët myslimanë

Lajmi i keq i largimit te Besa Shahinit eshte prova qe ne kete vend cdokush mund te marre pa asnje merite cdo gje qe i teket kryetarit te partise, mund te deshtoje, te shkaterroje dhe te largohet kur te doje pa pasur asnje pasoje.

Udhe e mbare Bese dhe qofsh nje mesim i mire per cdo politikan”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet

Publikuar

-

Nga

A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet: Nuk kam dëshirë të lëviz nëpër parti

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shuar çdo aludim lidhur me të ardhmen e saj politike dhe zërat se do të bëhet pjesë e partisë së Myslim Murrizit.

Topalli tha se ajo nuk do ta pranojë ftesën e Murrizit dhe se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

“Nuk kam asnjë dëshirë që as të lëviz nëpër parti, as të ndryshoj parti, se unë e kuptoj pse krijohen këto parti. Pse ka iniciativa kaq të shumta për të krijuar diçka të re. Sepse po jetojmë në një moment të degradimit të dy forcave kryesore politike, pas tre dekadave gati, gati duket si mbyllje e ciklit të kësaj historie politike, dhe nga ana tjetër të një delegjitimimi të këtyre forcave politike”, u shpreh ajo në emisionin “Hard Talk”.



Teksa u pyet se përse nuk bëhet bashkë me Ritvan Boden, Astrit Patozin dhe Arben Imami, Topalli nuk preferoi të përgjigjet, por deklaroi se kritikët e vërtetë të Bashës janë qytetarët dhe jo personazhet politike.

LEXO EDHE:  “Merrni një gomë me vete”/ Ja çfarë kërkon Taulant Muka nga studentët

LEXO EDHE:  Nata e Kadrit/ Berisha urim për besimtarët myslimanë

Më tej, ajo theksoi se nuk ka asnjë ambiencie për tu bërë pjesë e partisë politike apo për të marë poste.

“Unë nuk kam asnjë ambicie. Do doja shumë që dikush të kishte kurajon dhe të krijonte një lëvizje për ndryshim dhe për të sjellë një frymë. Mua nuk më pëlqen më që të them të ketë përmbysje etj, etj. Jo, jo. Njerëzit kanë nevojë për një drejtësi speciale dhe njerëzit kanë nevojë për pak shpresë”, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE