LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armë dhe drogë në hotelin ku banonte/ Arrestohet në flagrancë 35 vjeçari

9 Mars 2017, 10:06, Aktualitet CNA

Blutë e Vlorës kanë kapur në flagrancë një shtetas, pasi në hotelin ku jetonte, mbante armë dhe drogë, të cilat tashmë janë sekuestuar në cilësinë e provës materiale. Bëhet fjalë për shtetasin Leonard Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me rezidencë banimi në Orikum.

Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i kenë gjetur të fshehur në dhomë:

– një armë zjarri pistoletë e llojit TT, model 54,

– një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

– një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga