Zbardhen prapaskenat për shtyrjen e Vettingut/ Në mars duhej të niste aksioni i arrestimeve

8 Mars 2017, 07:56, Aktualitet CNA

Zbardhen prapaskenat e politikës për bllokimin e ligjit të Vettingut. Shtyrja e afateve për kandidatët ditën e henë nuk ishte një lëvizje e kotë e mazhorancës, pasi një veprim i tillë hedh në erë gjithë reformën në drejtësi.

Në muajin mars pritej që të niste lufta ndaj zyrtarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por me një lëvizje të tillë, mazhoranca e shtyu këtë proces.

Në ligjin për luftën ndaj korrupsionit i miratuar me unanimitet më 6 tetor,  ai ka hyrë në fuqi në 3 nëntor dhe aty iu hap rruga luftës ndaj korrupsionit. Në fillim të marsit gjithçka duhej të ishte gati dhe Byroja të niste punë për shfarosje e korrupsionit, bën me dije gazeta “SOT?.  Por procesi është i bllokuar, pasi anëtarët e saj nuk mund të zgjidhen, pasi edhe ata duhet që ti nënshtrohen procesit të Vettingut.  Bllokimi i Vettingut do të thotë dhe bllokim të luftës ndaj korrupsionit. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga