Vlorë/ Shoferi i autobusit aksidenton këmbësoren

8 Mars 2017, 09:41, Aktualitet CNA

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku shoferi i një autobusi ka përplasur këmbësoren.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e qytetit, tek rrethrotullimi i Skelës. Nga të dhënat paraprake të policisë së Vlorës, raportohet se e plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.

Ende nuk dihet gjëndja shëndetësore e saj, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga