LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo/Të zbardhet urgjent ngjarja

8 Mars 2017, 14:09, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që iu bë gazetarit dhe administratorit të portalit CityNews. al, Elvi Fundo.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin, që sipas kësaj force politike, është goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit.

Më tej, PD shton se ky sulm vjen në një kohë kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias, me qëllim kapjen totale dhe asgjësimin e fjalës së lirë.

?Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo. Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjesimin e fjalës së lirë. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo?, thuhet në reagimin e PD./CityNews

Lajmet e fundit nga