LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë pa gratë/ Ja si do të ishte!

8 Mars 2017, 10:01, Aktualitet CNA

Kur të shkoni në zyrë këtë të mërkurë, hidhini sytë përreth. Vini re diçka ndryshe? Mungon dikush? Ka shumë mundësi se do të shikoni më pak kolege femra se zakonisht?

Kjo sepse 8 Marsi është festa ndërkombëtare e grave, një festë për shumicën, si dhe shpesh një vështrim mbi kontributin që japin gratë në shoqëri. Këtë vit, gratë në Amerikë sot do të protestojnë. Për një ditë, gratë do të ndalojnë së punuari, do t?ia lenë detyrat dikujt tjetër dhe nuk do të kryejnë asnjë blerje.

Qëllimi është që të nënvizojnë fuqinë ekonomike dhe rëndësinë që kanë gratë në ShBA dhe në ekonominë globale, ndërkohë që do të bëjnë thirrje për vëmendje ndaj padrejtësive ekonomike që ato përballen,- shpjegojnë organizatorët në faqen e tyre në rrjet.

Panorama se si do të ishte një ditë pa gra në botë, sipas Forumit Ekonomik Global:

Më pak para për gjërat që kanë rëndësi

Kur një grua fiton para, ka më shumë gjasa që të investojë paratë në gjëra që vërtetë bëjnë diferencën, si për shembull arsimimi i fëmijëve. Kjo sipas Lëvizjes Half the Sky, e cila punon për të kthyer shtypjen e grave në mundësi për to.

Për çdo dollar që fiton një grua, ajo investon 80 cent në familjen e saj. Burrat, nga ana tjetër, investojnë rreth 30 cent në familje dhe kanë më shumë gjasa që të shpenzojnë për alkool.

Këto gjetje janë mbështetur nga fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Muhammad Yunus. Në fillim puna e tij në mikrofinancë ishte si objektiv të dyja gjinitë, shumë shpejt do të zbulonte se kur gratë kontrollojnë për paratë, ato viheshin më mirë në përdorim.

Në pamë se paratë që shkonin te gratë sillnin më shumë përfitime në familje se sa paratë që shkonin tek burrat, kështu që ne ndryshuam politikat tona të financimit duke iu dhënë grave më tepër prioritet, shpjegoi ai.

Çfarë ndodhi me punën e papaguar?

Blerje, pastrim, gatim, mund t?i kemi shumë nga këto të siguruara, se nëse nuk do të kishim dikë që do t?i kryente këto, do të na duhej që të punësonim dikë.

Këtë 8 mars, prisni që të shihni frigoriferë të boshatisur, shtëpi të pista dhe familje të uritura. Kjo sepse gratë bëjnë pjesën më të madhe të këtyre detyrave jetike, por të nënvlerësuara. Në fakt, gratë shpenzojnë mesatarisht 4 orë e 47 minuta në punë të papaguar, krahasuar me 1 orë e 30 mitura të meshkujve.

Nuk ka më punë të lirë

Pjesëmarrja e grave në forcën e punës varion në të gjithë botën, nga 15% në Algjeri në 88% në Tanzani. Por, pavarësisht shtetit që po flasim, një gjë mbetet konstante: Gratë kurrë nuk paguhen njësojë si kolegët e tyre meshkuj.

Fitimet mesatare të grave janë pothuajse sa gjysma e fitimeve të meshkujve, me një të ardhur mesatare globale për gratë dhe burrat që përllogaritet rreth 10,778$ dhe 19,873% , thuhet në raportin më të fundit të Hendekut Gjinor Global.

Disa biznese dhe mundësues shërbimesh mund të jenë pa punonjëset e tyre femra këtë 8 mars. Por, të gjithë e dinë se sa e vlefshme është puna e tyre ?e lirë?.

Fuqia e vërtetë e ekonomisë së femrave

Nëse gratë rrinë në shtëpi me 8 mars, prisni që shitjet me pakicë të marrin një goditje. Kjo sepse në shumë vende, gratë kontrollojnë pjesën dërrmuese të shpenzimeve konsumatore. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, është përllogaritur se ato përgjigjen për 85% të shpenzimeve konsumatore.

Greva ka potencial që të shkaktojë humbje serioze ekonomike, nënvizon Joe Mçarthy për Global Citizen./Monitor

Lajmet e fundit nga