Connect with Us

Meta uron gratë me rastin e 8 marsit

Aktualitet

Meta uron gratë me rastin e 8 marsit

Publikuar

-

/

Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.

Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta. Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit.

Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.

LEXO EDHE:  Meta paralajmëron dorëheqjen/ Sfidon Ramën: Më thuaj emrin

“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”, u shpreh Meta në këtë ditë feste.

Kështu nisi dita e 8 marsit për zonjat e LSI-së. Tashmë ato janë në të gjithë Shqipërinë për t’iu dhënë mbështetjen çdo gruaje, nëne, vajze, në çdo cep të vendit. /CityNews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një i ri ka mbetur i plagosur  me thikë në Durrës. Sipas të dhënave të parë, mësohet se i riu është përfshirë në një sherr me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve, teksa bëhet me dije se ata ishin nën efektin e alkoolit.



LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Vasili komenton vendimin e Metës

Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjermania përsërit përkrahjen për integrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gjermania kërkon integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mesazhi u përsërit edhe në Tiranë nga ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrman.

Por, a është Berlini zyrtar pro ndarjes së Tiranës dhe Shkupit?

“Kemi marrë sinjale shumë pozitive edhe nga Bullgaria në këtë kontekst dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ne të mund të gjejmë në një moment sa më të afërt të mundshëm edhe zgjidhjen më të përshtatshme”, tha Luhrman.

Për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, Shqipëria pret që në 6 muajt në vijim të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.



“Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar i BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që ta pengojë në hapjen formale të negociatave”, u shpreh Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Vizita e Bahri Shaqirit në kryeministri/ Meta zbulon arsyen

LEXO EDHE:  “Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli”/ Meta bën tjetër paralajmërim të fortë

Luhrman u shpreh se procesi i Berlinit mbetet prioritet i qeverisë së re gjermane.

“Ne përshëndesim angazhimin për bashkëpunimin rajonal mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe e kuptojmë mjaft mirë dëshirën e tyre për të bërë para në këtë proces. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjek kursin e bashkëpunimit të të 6 vendeve dhe që procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë”, tha ministrja gjermane.

Ajo vuri theksin edhe te reformat që po kryen Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe bëri thirrje për vijim e tyre pasi në të kundërt hapat pas do e dëmtonin vendin./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Sot Bashën e bënë kim me vezë!’/ Ironia e analistit: Servireni mbi një pjatë

Publikuar

-

Nga

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar me kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha i cili u qëllua sot me vezë nga të rinjtë e FRPD.

Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë para dhe i kanë bllokuar rrugën.

Dylgjeri shkruan se sot Bashën e bënë kim me vezë, ndërsa ka shkruar dhe recetën e gatimit.

LEXO EDHE:  Vizita e Bahri Shaqirit në kryeministri/ Meta zbulon arsyen

LEXO EDHE:  Konstatimi/ E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?

“Sot Bashën e bënë

Kim me vezë!

Receta e gatimit:

10 vezë

1 racion Bashë e grirë



1 lugë gjalp

1 luge kafe kripe

1/2 djathe dhije

10 fije majdanoz

Perzjeini bashke dhe verini mbi Range Rover të ziejnë mbi motor 10 min.

Ne fund servirini mbi nje pjate: Kim me veze.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE