LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme

8 Mars 2017, 22:07, Kuriozitete CNA

Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve.

Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve.

Secili nga ata ?shirita? në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm. Ja se çfarë do të thonë ata:

Fluorid (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi.

Xheli i kaltër (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.

Xheli i kuq është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyç për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.

Gjithashtu, ekziston edhe sekreti i cili fshihet në fund të vetë ambalazhit. Aty, gjithnjë shohim një ngjyrë, mbase është dukur si diçka pa rëndësi, ose të tjerë as që e kanë vënë re, por ajo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme.

Nëse ngjyra në fund të pastës është:

E gjelbër ? Pasta është natyrale

E kaltër ? Natyrale + medikamente

E kuqe ? Natyrale + kimikate

E zezë ? E gjithë pasta është me përmbajtje kimike

Lajmet e fundit nga