Mallra kontrabandë/ Pranga dy shoferëve, procedohet doganieri

8 Mars 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Blutë e Fierit kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi tregtonin mallra kontrabandë, si dhe kanë proceduar penalisht një doganier.

Në vendin e quajtur ?QTU? Fier, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit tip autobus me targa AA 662 NG i shoqërisë ?Alba Bus Tours?, në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industriale, të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabande. 2 lavatriçe, 5 hekura rrobesh, 3 fshesa me korent, 1 pompë nafte si dhe pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 kg detergjent të llojeve të ndryshme.

Lidhur me këtë rast, policia arrestoi dy shoferë autobusi. Ata janë shtetasit Ligor Çombashi, 51 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, Fier dhe Arben Qerimi, 34 vjeç, banues në lagjen ?Panvarsia? Vlorë (të dy shoferë autobusi).

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin me iniciale M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, per veprat penale ?Kontrabanda me mallra të tjerë?, ?Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë? dhe ?Shpërdorimi i detyrës?. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga