Kapet me kanabis drejt Malit të Zi/ Arrestohet në flagrancë 23 vjeçari

8 Mars 2017, 09:14, Aktualitet CNA

Një 23 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi posedonte 37 kg kanabis. Në pranga e policisë së Shkodrës ka rënë shtetasi Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe. Policia ishte vënë në lëvizje, pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kishte konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Një ditë më parë, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij, ku nga krehja e zonës përreth, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar. Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”. /CityNews

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga