FOTOT/ Dëbora zbardh Dardhën në pranverë

8 Mars 2017, 09:29, Aktualitet CNA

Në ditët e para të pranverës, flokët e dëborës kanë zbardhur fshatin turistik të Dardhës. CityNews ka siguruar fotot ku ofrojnë pamje përallore të fshatit të zbardhur, që ofron bukuri natyrore.

Ky fshat i mrekullueshëm që ndodhet jo më larg se 20 km nga qyteti i Korçës, është mbuluar nga flokët e dëborës, duke na dhënë ndjesinë e rikthimit të dimrit.

Në një kohë kur të gjithë flasin për ngrohjen globale dhe efektet e saj, qytetarët shijojnë freskinë e bardhësinë që ka pushtuar rrugicat me kalldrëm. Të gjitha stinët janë të bukura në Dardhë, por pranvera ka ardhur me një suprizë të vërtetë këtë vit. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga