Fermerët e Kretës në protestë/ Kundër politikave të shtrënguara në bujqësi

8 Mars 2017, 08:26, Aktualitet CNA

Fermerët e Kretës janë ngritur sërish në protestë. Mësohet se rreth 2000 fermerë nga Kreta janë bërë bashkë në protestë në qendër të Athinës, kundër politikave qeveritare në sektorin e bujqësisë. Në përkrahje të fermerëve janë rreshtuar edhe punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët paralajmëruan se i bashkohen protestës në shenjë solidariteti që prej orës 10 të paradites dhe për 24 orët në vazhdim.

Që në orët e para të ditës, protestuesit mbërritën në Portin e Pireut dhe në vazhdim marshuan drejt Ministrisë së Bujqësisë në sheshin ?Vathis?. Pak para godinës së Ministrisë së Bujqësisë, policia bllokoi turmën, duke shkaktuar zemërimin e fermerëve, të cilët qëlluan me gurë kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga