LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët të dytët në botë për trafik droge/Ja ç’po bëjnë në Foxhia

7 Mars 2017, 15:36, Aktualitet CNA

Italia vijon të jap alarmin për trafikun e drogës nga Shqipëria. Prokuroria Kombëtar Anti-Mafia i Italisë, Franco Roberti, tha se krimi e mafia kanë gjetur terren për të lulëzuar në zonën e Foxhia-s në Itali, falë ?kontributit? që u vjen nga ana tjetër e Adriatikut, Shqipëria.

Sipas Robertit, në Itali prej kohësh nuk ekzistojnë më vetëm mafia siciliane, kamorra e ndrangheta. Është edhe një e katërt, me karakteristika të ndryshme, por po aq e fortë, e organizuar dhe ndoshta më e papenetrueshme, është La Società?, organizata kriminale foxhiane.

Prokurori Roberti foli me nxënës të shkollave të Foggias, dhe më pas u takua me kryebashkiakun e San Severos, Francesco Miglio.

“Foxhianët janë ndër liderët e trafikut të substancave narkotike në Itali falë raportit të privilegjuar me shqiptarët, tashmë, pas amerikano-jugorëve, tregtarët më të mëdhenj në botë të drogave të lehta.
Sekuestrojmë tonelata hashash a marijuanë, e fundit pak ditë më parë, në bregun e Vieste. Jo rastësisht ishim në Shqipëri javën e kaluar, bashkë me prokurorin e Drejtorisë Distriktuale të Barit, Giuseppe Volpe, i cili po drejton shkëlqyeshëm luftën kundër kriminalitetit foxhian; me prokurorin e Leçes dhe atë të Catanzaros, Nicola Gratteri; për të kërkuar më tepër vigjilencë, shkëmbi informacioni më të mbyllur. Nga ky trafik gjenerojnë pasuri kolosale, të cilat riinvestohen në ekonominë legale, këtu në Puglia dhe në gjithë Italinë?, është shprehur Franco Roberti në një intervistë për gazetën e madhe italiane, La Repubblica./CityNews

http://www.repubblica.it/cronaca/2017/03/07/news/franco_roberti_droga_armi_estorsioni_a_foggia_e_vera_mafia_ma_nessuno_denuncia_-159962680/?ref=search

Lajmet e fundit nga