Connect with Us

Rruga pa kthim e Lulzim Bashës

Aktualitet

Rruga pa kthim e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Partia Demokratike ka nisur prej 18 shkurtit një protestë masive para godinës së Kryeministrisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Lulzim Basha ka nisur prej 18 ditësh një rrugë pa kthim. Ai ka shprehur ditë pas dite bindjen për të vijuar betejën në shesh, nën atë që është quajtur nga protestuesit si “çadra e lirisë”.

Lulzim Basha këtë radhë duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tij, e cila kërkon qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo kauzë e pakthyeshme po e konfiguron kryedemokratin si liderin e Partisë Demokratike, një lider që shumë qytetarë e madje dhe ndërkombëtarët e shihnin si të pabesueshëm dhe ende të paformuar.

Kauza për zgjedhje të lira, oferta e qeverisë si dhe refuzimi i bisedimeve për pazare politike, po tregon për herë të parë qëndresën e fortë të Lulzim Bashës kundër qeverisë, e cila duket se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të opozitës. Një aksion politik, i cili vjen për herë të parë në katër vite të Bashës në krye të PD, po të kemi parasysh disa lëvizje të tij, që për çështje të ndryshme janë harruar rrugës.

LEXO EDHE:  Basha bën kryeministrin/ I tregon Ramës tre gjërat që duhet të bëjë një orë e më parë

Kjo është beteja e parë më e fortë e Lulzim Bashës kundër Edi Ramës, e cila tregoi se opozita jo vetëm që ekziston, por edhe është aq e fuqishme sa për të sfiduar madje kryeministrin, i cili edhe pse sillet si “i fortë”, duket se është përballë një qëndrese dhe ngërçi politik, që kërkon zgjidhjen midis palëve, në të kundërt në Shqipëri rrezikohet të mos ketë zgjedhje për shkak të bojkotit apo prishjes së tyre nga opozita.

Tezat e Bashës duken të qarta, ai flet për një republikë të re, që sipas tij, nuk do të jetë e lidhur me krimin e korrupsionin, një republikë të spastruar nga fenomeni i drogës, që ka “pushtuar” vendin, e mbi të gjitha një republikë që t’iu rikthejë qytetarëve të drejtën për të votuar të lirë.

Kjo qëndresë e fortë e Lulzim Bashës dhe demokratëve, kjo rrugë pa kthim, e cila nga çadra e protestës sjell aksionin e parë të fortë politik të opozitës, ka rezultuar me disa fitore për Lulzim Bashën, por ende pritet qëndresa e mëtejshme dhe lëvizja përfundimtare, për t’i dhënë atij dhe demokratëve frytet e rrugës pa kthim ku janë nisur./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi / NDJESA FALSE E LULZIM BASHËS

LEXO EDHE:  Balla nxjerr zbuluar Bashën/ “U bë kryetar i PD-së me vota të vjedhura”’



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.



Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Balla nxjerr zbuluar Bashën/ “U bë kryetar i PD-së me vota të vjedhura”’

LEXO EDHE:  Prishja e Kompleksit “Jon”/ Pronarët dhe investitorët çojnë çështjen në Strasburg

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE