Connect with Us

Rama i drejtohet Bashës/ E dëshpëruar kyçja në çadër, për t’i ikur fshesës së Vettingut

Aktualitet

Rama i drejtohet Bashës/ E dëshpëruar kyçja në çadër, për t’i ikur fshesës së Vettingut

Publikuar

-

Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit, për të rikthyer procesin e përzgjedhjes  së kandidatëve për organet e Vettingut në stadin fillestar. Ai hedh akuza mbi PD-në, se janë ngujuar në çadër nga frika e Vettingut.

“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut. Të pashpresë!”, ka shkruar Rama në rrjetin social. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica

Publikuar

-

Nga

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, ka refuzuar ftesën e opozitës së Lulzim Bashës për të mbledhur nesër Këshillin Politik.

Me anë të një letre për Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, Gjiknuri deklaron se nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it, por thekson se si fillim duhet të prodhohen produkte konkrete.

Socialisti pretendon se opozitarët po kërkojnë të shfrytëzojnë ekspertizën e huaj me implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që bëjnë fjalë për zgjedhjet.

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica.

“OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonë gati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpumimin e propozimeve dhe drafteve tona të reformës. Ne kemi qenë mirënjohës sa herë që nga OSBE/ODIHR na kanë ardhur komente dhe sugjerime, sikurse kemi qenë po aq të keqardhur, kur për shkak të insistimit tuaj, sugjerimet e tyre janë neglizhuar e sakrifikuar pa asnjë shkak të llogjikshëm.

Ne jemi të bindur se ekspertiza e OSBE/ODIHR-it lidhur me teknologjinë në zgjedhje dhe barazinë gjinore do ta kishte bërë reformën zgjedhore vërtet cilësore, sikurse jemi të sigurtë se nëse nuk do i ishim nënshtruar refuzimit tuaj për ta përfshirë ekspertizën e ODIHR-it në debatin për administratën zgjedhore, sot kuadri ligjor për administrimin e zgjedhjeve do të formonte model për një administratë zgjedhore neutrale, të përgjegjshme dhe profesionale që në zgjedhjet e ardhshme.



Ju referoni tek marrëveshja e 14 Janarit për të mbështetur kërkesën Tuaj, por Ju nuk mund të bëni sikur sjellja Juaj e mëparshme ndaj ekspertizës së OSBE/ODIHR-it nuk ka qenë e Juaja. Me sjelljen tuaj të deritanishme, Ju e keni abroguar më shumë se sa një herë këtë pikë të marrëveshjes, pa motiv, pa shpjegim dhe me arrogancë. Unë nuk mund të mos ta kujtoj këtë fakt”, shkruan ai.

Më tej, Gjiknuri deklaron:  “Gjithësesi, ne duam bashkëpunimin me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë. Ne duam që opozita jashtëparlamentare të jetë e përfshirë, të ndjehet e përfillur në këtë proces, të jetë kontribuese. Që kjo të ndodhë duhet që të gjithë bashkë të punojmë për implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës për zgjedhjet. Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit.

LEXO EDHE:  “Rama ka sjellë një dimër ekonomik”/ Çfarë propozon Tabaku si zgjidhje

LEXO EDHE:  Galdini: Basha të takohet me Ramën që të dëgjojnë qytetarët, jo njëri-tjetrin

Këto janë lëndë e bollshme për amendamentet që duhen hartuar në zbatim të Kushtetutës. Kërkohet punë dhe përkushtim, sepse koha nuk pret. Lidershipi juaj ka deklaruar pas miratimit të dispozitave të reja të Kushtetutës, se nuk do t’i njihte ato. Ju i qendruat të njejtës linjë me letrën tuaj zyrtare të datës 14.09.2020 dhe në debatin vijues në Këshill. Ka ardhur koha që të deklaroni besnikërinë dhe respektin ndaj Kushtetutës së vendit Tuaj, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë simotra të Evropës demokratike ndaj kushtetutave të vendeve të tyre. Po ashtu ka ardhur koha që të tregoni me prova vullnet të mirë ndaj këtij procesi që po zhvillojmë bashkarisht. Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetit artificial nuk pijnë më ujë. Unë ju ftoj përzemërsisht të futeni në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë.

Si përfaqësues i Partisë Socialiste Ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punës sonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produkte konkrete, jo të pengojmë.

Në vazhdim të diskutimit të mbledhjes së fundit, unë mirëpres propozimet tuaja, qoftë dhe fillestare, për çështjet e sipërcituara, në mbledhjen e planifikuar për ditën e Premte datë 18.09.2020, ora 10:30. Ndërkohë ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për ti reflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor.

Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Bathore/ Konflikti nisi për shkak të moralit

Publikuar

-

Nga

Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Bathore/ Konflikti nisi për shkak të moralit

Janë zbardhur detajet e para të vrasjes në Bathore.

Sipas informacioneve, mësohet se kunati ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij.

Pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.

Tiranë/Informacion paraprak



Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

LEXO EDHE:  “Rama ka sjellë një dimër ekonomik”/ Çfarë propozon Tabaku si zgjidhje

LEXO EDHE:  Rama: Rona Nishliu, më 1 maj koncert tek parku i Kryeministrisë

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se në këtë zonë ka shpërthyer papritur në flakë një makinë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka mbetur viktimë një person.



Ende nuk ka shumë informacione lidhur me ngjarjen, por policia dhe mambulanca kanë shkuar në urën ku ka shpërthyer makina.

LEXO EDHE:  U zgjodh mes tymit dhe flakadanëve/ Vettingu fundos Arta Markun?

LEXO EDHE:  Pas përplasjes me Bashën/ Lefter Maliqi me mandat deputeti ?

Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Ndërkaq, CNA.al do t’ju mbajë të informuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE