LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i fshehtë në orën e Abraham Linkolnit

7 Mars 2017, 22:52, Aktualitet CNA

Më 13 prill 1861, Jonathan Dillon, një emigrant dhe orëndreqës irlandez, gdhendi një mesazh të fshehur në një orë xhepi të Abraham Linkolnit. Punësuar nga M.V. Galt dhe Co në Uashington, DC, Dillon po riparonte orën e presidentit, ditën kur forcat aleate goditën në Fort Sumter, gjë e cila çoi në Luftën Civile Amerikane. Mesazhi do të mbetej i fshehur, deri kur Smithsonian e hapi mekanizmin e sahatit, në vitin 2009.

Mbishkrimi i Dillonit shkruante: ?Armë e parë është shkrepur. Skllavëria ka vdekur. Falë Zotit, ne kemi një president që të paktën do të përpiqet?. Dillon dhe presidenti nuk u takuan asnjëherë, dhe Lincolni kurrë nuk e pa mesazhin e fshehur brenda mekanizmit të sahatit të tij.

Në vitet 1850, Lincoln e bleu orën e floririt nga George Çaterton, një argjendar në Springfield, Illinois. Lincolni ish i prirur që të mos mbante gjëra për t?u dukur, por ajo orë ari ishte shenjë e karrierës së tij të shquar në fushën e ligjit. Në vitin 1958, stërnipi i presidentit të 16-të, Lincoln Isham, ia dhuroi orën muzeut Smithsonian.

Lajmet e fundit nga