LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëkurë portokalli për dobësim

7 Mars 2017, 10:31, Lifestyle CNA

Tashmë është e vërtetuar se lëkura e portokallit përmban më shumë vlera ushqyese sesa vetë tuli i frutit. Portokalli është i pasur me vitaminë C, A dhe B. Dietologët kanë zbuluar se lëkura e portokallit ndihmon në humbjen e peshës, për shkak të përbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.

Ja si mund të realizojmë një recetë të thjeshtë në kohë reale. Në fillim qëroni portokallet dhe vendosini lëkurat në një vend të freskët dhe të thatë. Lërini të thahen dhe më pas janë gati për t?i përgatitur në formën e çajit.

Shtojini në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta. Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë një një filxhan. Shtoni më pas edhe mjaltin sipas dëshirës. Për të rënë në peshë pa përdorur dieta të forta, mjafton të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli. /CityNews

Lajmet e fundit nga