LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto janë ushqimet më të mira që forcojnë imunitetin

7 Mars 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Më poshtë do të gjeni 9 ushqimet më të mira që forcojnë imunitetin dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme.

Qëndroni të shëndetshëm dhe ushqehuni mirë:

E dini që qitrot (portokalli, limoni, mandarinat, grejpfruti) janë një burim i mirë i vitaminës C, që përmirëson sistemin imunitar ? prandaj shumë njerëz përdorin këtë fruta gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasur në vitaminë E, një antioksidues i fuqishëm që mund të luftojë infeksionet. Me një grusht bajame në dietë mund t?i zëvendësoni shumë mirë multivitaminat. Një studim i ri ka zbuluar se duke shtuar rreth 40 gramë bajame në dietën e përditshme të fëmijëve dhe të rriturve, rriten nivelet e acideve yndyrore, vitaminës E dhe magnezit, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për trupin. Plus, duke ngrënë fruta të thara çdo ditë, prireni të merrni më pak kalori nga ushqime të pashëndetshme.

Hudhra

Hudhra përmban selen, i cili ka një efekt të fuqishëm tek sistemi imunitar. Duke qenë se ajo mund të përdore si erz në çdo ushqim, nuk ka arsye përse mos ta konsumoni.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë mund të cilësohet si zëvendësuesi më i mirë i ilaçeve. Me të mund të përgatisni edhe qumështin e artë.

Spinaqi

Jo më kot spinaqi listohet tek super-ushqimet. Ai është i pasur në hekur, folate, fibër, antioksidues dhe vitaminë C.


Kosi

Probiotikët janë të duhurit kur bëhet fjalë për shëndetin. Në mënyrë natyrale mund t?i merrni nga kosi. Edhe pse ata gjenden në formën e suplementeve, një studim nga Universiteti i Vienës në Austri ka zbuluar se një dozë në ditë me kos është po aq efektive në rritjen e imunitetit po aq sa edhe ilaçet.

Specat e kuq djegës

Ato janë një burim i mirë i vitaminës C (më shumë se portokalli), si dhe janë të shijshëm po aq sa qitrot. Konsumoni sa më shumë nga ato që të jeni të shëndetshëm. Një studim i fundit ka zbuluar se speci i kuq djegës mund të ketë çelësin për luftimin e kancerit.

Supa e pulës

Mos i nënvlerësoni asnjëherë fuqitë shëruese të supës së pulës të përgatitur në shtëpi. Është shkenca tani që mbështet këtë kurë të vjetër popullore. Nëse nuk ndiheni mirë, përgatitni një supë me pulë që të rimerrni fuqitë.

Brokoli

I pasur në vitaminë A, B dhe C, kalcium, fosfor, hekur, kalium, magnez dhe acid folik, brokoli është i çmuar për të parandaluar osteoporozën, për të mbrojtur nga sëmundjet koronare dhe hipertensioni.

I pasur në fibra, brokoli është zgjedhje e përshtatshme për të përmirësuar nivelin e kolesterolit.

 

 

Lajmet e fundit nga