LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanabis drejt Malit të Zi/ Arrestohet në flagrancë 23 vjeçari

7 Mars 2017, 09:03, Aktualitet CNA

Një 23 vjeçar është kapur nga ana e policisë së  Shkodrës, pasi ai posedonte 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe. I riu po transportonte lëndën narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë, iu gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që më datë 07.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij, ku nga krehja e zonës përreth, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar. Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta, ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga