LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma kërkon largimin e Sali Berishës?!

7 Mars 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Klani i Henri Çilit në Partinë Demokratike duket se do të përçajë forcën më të madhe opozita në vend. Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ka nisur ofensivat kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime të sigurta i thanë CityNews se Grida Duma po kërkon largimin e Sali Berishës nga PD. Zëri më i fortë i Henri Çilit në Partinë Demokratike, Grida Duma, duket se do të sjellë dhe përçarjen e parë. Të njëjtat burime i thanë CityNews se Duma ka deklaruar se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet e 18 qershorit me Sali Berishën. Sipas saj, nëse nuk ikën Berisha, PD nuk fiton zgjedhjet.

Kjo është teoria më e re, që del nga klani i Çilit në PD, me mbështetjen e fortë të UET, ku qëllimi duket të jetë një dhe i vetëm: Përçarja, e për rrjedhojë humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Henri Çili ishte një mbështetës i madh i Partisë Demokratike, dhe veçanërisht Lulzim Bashës, por çuditërisht kaloi dhe u bë ?partizan? i flaktë i Edi Ramës, sapo ky i fundit fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër. Pra, një njeri që shkon pas interesave klienteliste dhe që kërkon me çdo kusht të sulmojë e përçajë palën tjetër, edhe nëse dikur ka qenë pjesë e saj.

Siç duket rrënjët e tij në Partinë Demokratike vijojnë të jenë ende dhe të ndikojnë negativisht. Por, se sa do arrijnë të kenë rezultat pozitiv kjo mbetet për t?u parë, pasi në një përballje publike Lulzim Basha ia përplasi të vërtetën në sy Henri Çilit. Tani pritet vetëm të veprojë mbi klanin e tij në PD, nuk e dimë nëse Basha do e spastrojë atë apo do e lërë të korr sukses, deri në rrënimin e Partisë Demokratike./CityNews

Lajmet e fundit nga