LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga vetëvrasja në Korçë/ Zbulohet identiteti i personit

7 Mars 2017, 20:44, Aktualitet CNA

Një person është gjendur mbrëmjen e sotme i vetëvarur në qytetin e Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një shtetasi 31-vjeçar me iniciale G.D.

Të njëjtat burime theksuan se dyshohet se personi në fjalë ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka kryer vetëvrasjen. Ai u gjet i pajetë nga familjarët e tij në lagjen nr.13 të qytetit të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet./CityNews

Lajmet e fundit nga