LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tani në Opinion/ Basha: Nuk shkulemi nga çadra nëse nuk do ketë qeveri teknike

6 Mars 2017, 21:59, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në çadrën e protestës, sonte për emisionin Opinion, deklaroi se ne jemi në protestë jo për të marrë pushtetin në tavolinë, por për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?Nuk do të ketë zgjedhje fasadë. E vetmja mënyrë për të patur zgjedhje, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkon si hap të parë një qeveri teknike?, tha Basha.

Sipas tij, në Shqipëri zgjedhje me krimin dhe zgjedhje fasadë dhe me bandat e krimit nuk do ketë, ky është hapi i parë.

Basha tha se nuk flet në emrin e tij, por ai flet në bazë të një konsensusi popullor, i cili është i vendosur për të mos pranuar zgjedhje fasadë.

Kreu i opozitës deklaroi se nuk do shkëputemi nga çadra pa pasur një qeveri teknike e cila do të shkëpusë vendin nga krimi.

?Do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo rrugë tjetër do të bllokohet nga opozita me të gjitha mënyrat institucionale?.

Lajmet e fundit nga