LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn te Vila Qeveritare

6 Mars 2017, 13:27, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e grupit të PS, Gramoz Ruçi, dhe kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Takimi po mbahet te Vila 30 dhe vjen vetëm pak orë para seancës plenare. Ndërkohë, pasdite pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi, por opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

Vetëm pak më parë, kryeparlamentari Ilir Meta iu dërgoi një letër krerëve të grupeve parlamentare, ku iu kërkonte të të dorëzojnë menjëherë propozimet për emrat e komisioneve të Vetting-ut./CityNews

Lajmet e fundit nga