LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlloi me armë gjahu bashkëqytetarin/Arrestohet autori në Korçë

6 Mars 2017, 12:17, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ndaloi sot autorin e një ngjarjeje të ndodhur më 19 janar 2017, në fshatin Bulgarec, ku mbeti i plagosur një person. Në pranga ka rënë shtetasi Landi Rozani, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 20, datë 24.01.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale : ?Vrasja me paramendim, mbetur në tentative? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive? parashikuar nga nenet 78/1 e 22 dhe 280 të Kodit Penal.

Ngjarja e ndodhur më datë 19.01.2017, ku ky shtetas për motive të dobëta, ka qëlluar dy herë me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V. F., 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit, mbeti i plagosur./CityNews

Lajmet e fundit nga