LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facebook ka një faqe të dytë sekrete

6 Mars 2017, 22:40, Aktualitet CNA

Jeni mërzitur nga faqja e të rejave në Facebook? Dëshironi të shihni gjëra të tjera? Rrjeti social është duke e testuar një version të dytë sekret të faqes së të rejave ? dhe ju mund të filloni ta përdorni që tani.

Faqja dytësore e të rejave është duke u testuar në versionin beta në Android, por disa përdorues kanë raportuar se po vërejnë ndryshimin edhe në iOS.

Në përditësimin e fundit, faqja e rregullt e të rejave mbetet si faqja kryesore dhe versioni i ri është nën kategorinë ?Explore?.

Në thelb, kjo faqe është një kombinim fotosh, videosh dhe artikujsh bazuar në pëlqimet dhe interesat e përdoruesit sipas faqeve që ai i ka pëlqyer.

Kjo faqe e dytë është një mënyrë për t?i lidhur përdoruesit me faqet dhe njerëzit që nuk i kanë shokë në Facebook.

Lajmet e fundit nga