LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bejtexhiu i Rilindjes dhe lidershipi që po shkatërron me sukses PS-në

6 Mars 2017, 14:29, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se po të kishte demokraci të brendshme nuk do të ricikloheshin në Asamblenë Kombëtare njerëz të përvëluar politikisht e moralisht.

Ja çfarë shkruan Kokëdhima:

Po të kishte demokraci të brendshme nuk do ricikloheshin në Asamblenë Kombëtare njerëz të përvëluar politikisht e moralisht. Solla rastin e pak ditëve më parë kur u bë takimi për inagurimin e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës në Sherishtë. Një bejtexhi i lodhur i Rilindjes foli pas Kryetarit. Rilindja e nxorri kufomën politike të këtij bejtexhiu nga varreza e tranzicionit abuziv dhe e ktheu, që të kënaqë popullin socialist me bejtet e tij, tani në prag të zgjedhjeve. Ai shpifi publikisht, besoj për t?i bërë qejfin shefit, kur tha se rruga e Lumit të Vlorës do të ishte bërë më shpejt, por e pengoi Kokëdhima. Në 30 muaj si deputet unë shkova 15 herë në fshatrat e Labërisë. Punova me vendosmëri dhe i integruam me Himarën në një bashki. U premtova se do të rindërtonim rrugët për të gjitha fshatrat dhe filluam punën në segmentin Kudhës-Kuç. Bëra përpjekje për të lidhur me rrugë edhe Kuçin me Progonatin e Golëmin dhe filluam vizatimet. Zgjidha rindërtimin e ujësjellësit Kallarat-Vranisht-Tërbaç, vura në rrugën e zgjidhjes rindërtimin e Muzeut të Labërisë në ish- shtëpitë e Hysni Kapos.

Trajtova e zgjidha sa e sa nevoja e halle të njerëzve, u ula e dëgjova shtruar të gjitha problemet e tyre. Nderova me përunjësi e në çdo rast familjet e heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe personalitet e shquara të kulturës dhe historisë së zonës. Ju shërbeva me shumë dashuri e përkushtim atyre banorëve të Lumit të Vlorës. Unë kam shpejtuar me vite punët e asaj zone të braktisur e të harruar nga birbot dhe horrat e pushtetit në këto dy dekada e gjysmë./CityNews

Lajmet e fundit nga