Connect with Us

Në çadër kur vjen Luli

Aktualitet

Në çadër kur vjen Luli

Publikuar

-

Protesta e opozitës përpara kryeministrisë ku është ngritur edhe një çadër, e cila është identifikuar si çadra e lirisë ka hyrë sot në ditën e 16-të.

Çdo ditë,  nga e gjithë Shqipëria janë organizuar degët e Partisë Demokratike, të cilët  vijnë në çadër me nga rreth 50 apo 100 vetë dhe kalojnë natën aty. Nga ana tjetër, degët e Tiranës duket të jenë të padukshëm dhe thjesht fasadë.

Në çadër ndodh një fenomen, pak para se Basha të nisë bashkëbisedimin me të pranishmit,  në çadër shfaqen Enno Bozdo, Fadbar  Kadilli apo eksponentë të tjerë, të cilët ikin sapo ikën Luli.

Gjatë ditës çadra është e varfër, me shumë pak njerëz dhe mbushet plot e përplot vetëm në momentin kur vjen kreu i PD, Lulzim Basha.

Një shfaqe e shëmtuar e disa eksponentëve të PD, të cilët në çadër shfaqen vetëm kur vjen Basha. Akoma më keq po të flasim edhe për degët e PD në kryeqytet. Janë të paktën 11 njësi pa përfshirë Kamzën, Vorën dhe Paskuqanin, që do të thotë se çadra duhet të ishte e ndezur dhe duhet të qëndronin 1000 vete ne çdo çast. Por, ata shfaqen vetëm kur vjen Luli dhe ndoshta kreu i PD mendon se çadra është plot në çdo moment.

LEXO EDHE:  Julian Deda nxjerrë bllof Bashën/ I dashur kryetar nuk ke asnjë artist në PD

Ndonjë degë e PD bën përjashtim, por një fakt është i padiskutueshëm, çadra, në shumicën e kohës është bosh dhe mbushet kur aty shfaqet Basha. Atëherë shfaqen edhe Enno dhe Bardhi apo të tjerë eksponentë që duan të jenë në listat e deputetëve.

Çadra nuk është dështim por aksion. Në rast se atje shkohet për tu bërë deputet apo që të të shohë Luli kur shkon dhe kur ikën, kjo e kthen atë nga çadrën e lirisë në çadrën e intrigave për të rrëmbyer një mandat deputeti./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

Publikuar

-

Nga

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se njoftimi i Serbisë është një tjetër hap i rëndësishëm që kufizon aftësinë e këtij grupi terrorist të mbështetur nga Irani për të vepruar në Evropë.

Ai tha se njoftimi është “pjesë e angazhimeve historike që Presidenti Trump siguroi rreth një game të gjerë çështjesh për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, së bashku me hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.”



Në deklaratë thuhet: “Nuk ka dyshim se dominotë po bien njëra pas tjetrës në operacionet evropiane të Hezbollahut, ku ai ka vazhduar të komplotojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde tepër të nevojshme. Veprimet e fundit nga ana e Gjermanisë dhe Lituanisë kundër Hezbollahut pasojnë ato të ndërmarra vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.”

LEXO EDHE:  Basha në Parlamentin britanik: PD e vendosur për të luftuar krimin

LEXO EDHE:  Përplasja e Metës me ndërkombëtarët/ Basha “kyç” gojën

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij dhe të njohin realitetin se kjo është një organizate terroriste në rrënjën dhe degët e saj, pa asnjë dallim midis të ashtuquajturve krah “ushtarak” dhe “politik”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se sipasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë.

Elbasan/ Informacion paraprak



Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

LEXO EDHE:  LSI në panik/ Rama-Basha drejt një marrëveshje të dytë?

LEXO EDHE:  Basha del blof/ Ja shkresa që vërteton dokumentin e publikuar nga CNA.al

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Gjekmarkaj/ Ja cili do jetë aksioni i radhës i Bashës



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Gjekmarkaj/ Ja cili do jetë aksioni i radhës i Bashës

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE