LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dështimi” i organizimit/Protesta e PD-së vijon vetëm në Tiranë

5 Mars 2017, 09:09, Aktualitet CNA

Opozita vijon prej 18 shkurtit protestën para godinës së Kryeministrisë. Eksponentë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë po qëndrojnë prej 16 ditësh në çadrën e protestës, duke kërkuar qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Por, vetëm pak ditë pas nisjes së protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se ajo do të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Më 25 shkurt, Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, ku i porositi që protestat të nisnin dhe në qytete.

Burime nga mbledhja në selinë blu thanë se ishte vendosur që çdo ditë do të kishte protesta dhe në rrethe. Një gjë të tillë e pranoi dhe vetë Basha para protestuesve, ku mendoi se i kishte mobilizuar krerët e degëve. Por, pas 10 ditësh kuptojmë që kjo ka mbetur thjesht një porosi e thënë nga Basha brenda dyerve të selisë blu, pasi asgjë nuk shihet të jetë vënë në zbatim.

Protesta dhe qëndresa vijon vetëm në Tiranë, në ?çadrën e lirisë?, pasi krerët e PD në rrethe siç duket e kanë ?shpërfillur? kërkesën e kryetarit të tyre. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë protestë në qytetet e tjera të vendit./CityNews

Lajmet e fundit nga