LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria fillon nga stomaku, po seksi?

5 Mars 2017, 21:00, Lifestyle CNA

Siç e shpjegon seksologia Sata Padovano: ?Ushqimi dhe seksualiteti përmbushin nevojat fiziologjike themelore për mbijetesën e species, përmes ushqyerjes dhe riprodhimit. Që të dyja, shpërblejnë ndjenjat dhe përdorin të njëjtat zona cerebrale, dhe madje të njëjtat hormone. Ekziston edhe një përmasë sociale: shpesh takimi i parë ka si sfond atmosferën romantike të një restoranti intim.

Menuja është një armë joshjeje shumë e fuqishme, kështu përgatitja e ushqimit dhe vetë akti i të ngrënit, mund të jenë pabesueshmërisht domethënëse dhe erotike, për të mos folur pastaj për afrodiziakët dhe imazhin e një shtëpiakeje seksi.

Cilatdo qofshin shijet tuaja në çështjen e ushqimit dhe të seksit, në krah do të gjeni të gjithë përbërësit për të ndezur pasionin dhe për të kaluar nga kuzhina në dhomën e gjumit.

Mënura e të ngrënit të një njeriu, mund të thotë shumë për mënyrën se si bën dashuri dhe se si e jeton seksualitetin. Këshillat e ekspertes për të shfrytëzuar takimin e parë dhe për të kuptuar tipin e tij: Më thuaj si ha, të të them si bën dashuri! /Citynews/

Lajmet e fundit nga