LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqja fatale e Lulzim Bashës

4 Mars 2017, 12:42, Aktualitet CNA

Mazhoranca socialiste, dje në prag të vizitës së Federica Mogherinit, i hodhi ?dorashkën? opozitës dhe Partisë Demokratike në veçanti. Rama shtroi një ofertë, e cila përfshinte institucione të ndryshme, për të bërë të mundur që Basha dhe PD ti ktheheshin normalitetit në jetën politike.

Oferta u pasua nga një përgjigje opozitës, e cila në shpërndarjen publike që iu bë mediave, nuk kishte në asnjë fjalë qeveri teknike, por kishte kaluar tek termi ?qeveri e gjithëpranuar?. (Foto e plotë e deklaratës më poshtë)

Më pas, Gramoz Ruçi lëshoi një tjetër sinjal të emër të maxhorancës dhe duket se palët ishin shumë afër një takimi të mundshëm, kur qeveria të jepte shenja se do lëshonte diçka nga vetja dhe opozita të bënte një hap pas me kërkesat e saj. Lëvizje që dukej krejt normale për politikën, por që do të ishte në fund ashtu siç u përcaktua një pazar dhe tradhëti e Lulzim Bashës, ndaj të vetëve.

Tërheqja e Lulzim Bashës dje ndodhi, por ajo nuk zgjati. Deklarata për mediat dje në mesditë në oren 13, kishte  një ton zbutës. Vetë kreu demokrat ka dhënë një sinjal për ulje në tryezë bisedimesh, por më pas Lulzim Basha, ka bërë sërish një hap pas dhe ka nxituar të thotë se pranon ngociata vetëm për qeveri deklarata e PDteknike. Ndryshe flet deklarata e shtypit e Lulzim Bashës dhe ndryshe foli më pas kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha në fakt ?tradhëtinë? e kishte menduar, por ai nuk i shkoi asaj deri në fund. Gjithçka u ndal dhe ngeli vetëm tek një deklaratë për mediat, e shpërndarë për zyrat e shtypit.

?Tradhëtia? e djeshme e Bashës do të ishte fatale për atë personalisht dhe forcën politike që ai drejton, por mesa duket, dikush e ka ?frenuar? dhe e ka këshilluar që të mos dorëzohet, sepse në të kundërt tërheqja e tij do të kishte pasoja fatale për opozitën dhe për vetë karrierën e Bashës si politikan.

Opozita nga ana e saj për të shkuar drejt një marrëveshje, diçka duhet të ndryshojë. Që ta bëjë këtë kreu demokrat, ashtu siç e ka pjekur mendimin tek demokratët se vetëm qeveria teknike është zgjidhja, duhet të japë argumentet dhe ti bindë të tijët pse një marëveshje e mundshme është prapë fitore, në të kundërt çdo lëvizje mund ti kthehet në bumerang brenda dhe jashtë partisë së tij.

Tërheqja e djeshme e Bashës do të ishte fatale, pa krijuar më parë frymën dhe mbështetjen nga ata qytetarë që po e mbështesin çdo ditë në kauzën e tij. Ata do të ndjeshin të tradhëtuar ashtu si u ndjenë për disa orë nga deklarata e parë deri tek qëndrimi i tij publik.

Hapi pas që bëri dje për marrëveshje me mazhorancën, në fakt ishte një hap para për karrierën e tij, sepse dorëzimi pa kushte duke pranuar lëmoshën e  qeverisë,  thjesht dhe vetëm do ti jepte në fund kostot që merr gjithmonë ?tradhëtari?./Citynews

Lajmet e fundit nga