LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Së shpejti mund t’i shikojmë televizionet drejtpërdrejt përmes Youtube

4 Mars 2017, 21:17, Aktualitet CNA

Pritet që në fund të këtij viti Youtube, përkatësisht Google ta shtojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të programeve televizive në Youtube.

40 shërbime të kanaleve televizive do të jenë në dispozicion në këtë ueb-faqe për vetëm 35 dollarë në muaj. Kjo shumë mujore po ashtu mbulon gjashtë llogari.

Për më tepër, oferta e YoutubeTV është përgjysmë më e lirë se oferta e AT&T-së e quajtur DirectTV Now.

ABC, CBS, NBC dhe Fox janë disa nga rrjetet e famshme televizive që do të shfaqen në Youtube./CityNews

Lajmet e fundit nga