Connect with Us

Rama në çadrën e mashtrimit

Aktualitet

Rama në çadrën e mashtrimit

Publikuar

-

Edi Rama ka vënë sot në lojë kredibilitetin e tij për t’i dhënë sadopak besueshmëri një fabule të dalë boje. Ai ka shkuar të firmosë peticionin pro vettingut, pasi ky proces të cilit i dhanë borxh fytyrën e tyre anëtarët e shoqërisë civile të shitur tek Erion Veliaj, u diskreditua publikisht si një manipulim i shëmtuar.

Fillimisht disa televizione lokale e denoncuan këtë manovër propagandistike të organizuar keq nga qeveria.

Më pas, emisioni “Ta paekspozuarit” i Ylli Rakipit, i nxorri krejtësisht bojën duke provuar se nën çadrat e Velisë mund të firmoste një person edhe 10 herë, pa kartë identiteti dhe pa asnjë dokument identifikues.

Pra me fakte dhe prova u vërtetua ajo që dyshohej që në fillim, se kjo lëvizje, e ngjashme me ato të aktorëve të humorit që mblidhte dikur Jozefina Topalli për të propoganduar se PS po pengon integrimin në BE, po bëhej kundër opozitës (lexo poshte/ Lajme/Lapsi.al).

Natyrisht Edi Rama është në të drejtën e tij të pretendojë se protesta e PD-së po bëhet për të bllokuar reformën në drejtësi. Ai është legjitim kur kërkon të bëjë politikë me këtë dhe të anashkalojë kërkesën parësore të demokratëve për zgjedhje të lira. Ai është ndihmuar jo pak në këtë strategji edhe nga vetë Basha i cili e shtoi në mënyrë absurde pengimin e vettingut në shportën e kushteve që duhen negociuar.

Por, ajo që është e turpshme dhe e pakuptueshme tek Rama qëndron në faktin se pse ai u detyrua të përzgjedhë një mënyrë kaq banale për të përçuar mesazhin e tij? Pse ai u desh ta asociojë nënshkrimin e vet, me një manovër të dalë boje? Pse ai duhet të firmoste në një farsë që tashmë shihet me përçmim dhe tallje nga publiku?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta po të mendosh se porcesi i vettingut është një gjë shumë më serioze sesa tentimi për ta përdorur atë si një manovër politike për të zgjidhur hallin e ditës. Se reforma që kjo shumicë e ka shpallur prioritetin e prioriteteve nuk mund të kthehet në mjet të luftës politike mes palëve. Se kauza që pretendon se do të sjellë një shoqëri më të pastër dhe më të drejtë, nuk mund të mbrohet me sahanlëpirës që flasin në emër të shoqërisë civile.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Kjo është java…

Përdorimi i saj për propagandë nuk njollos vetëm Ramën dhe Veliajn që e organizuan, nuk turpëron vetëm ata që këmbëngulin me firmosjen e kësaj estrade, por ajo vë në lojë edhe reputacionin e ndërkombëtarëve. Ajo pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, që e mbështet reformën, është pro saj, sepse në të mirë apo në të keq, e mendon si një produkt të perëndimor kundër politikës shqiptare. Dhe lejimi i një pjese të kësaj politike për të bërë propagandë kaq bajate me vettingun, e rënon besimin tek kjo paketë e sponsorizuar nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Prandaj zgjedhja e sotme e Ramës për tu futur në atë çadër turpi nuk qe vetëm një autogol. Ajo nuk qe vetëm një hap i gabuar më shumë, për t’i dhënë besueshmëri një farse që u diskreditua që në fillim(lexo poshte/ Lajme/Lapsi.al).

Ajo është njëkohësisht edhe një provë se Rama nuk e ka seriozisht përbetimin për reformën në drejtësi. Nëse ai e përdor shpesh atë si një gogol për të trembur kundërshtarët, nëse ai fshihet pas saj për të justifikuar dështimet e këtij mandati, ai dha këtë herë një tjetër dëshmi se nuk e ka seriozisht. Se ai është i gatshëm ta njollosë legjitimitetin e kësaj reforme edhe përmes atyre çadrave të dala boje, vetëm për ti përdorur kundër opozitës.

Pikërisht ky është lajmi i keq i nënshkrimit të sotëm të kryeministrit./lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha dhe drejtimi imoral i tij është e shkuara e PD”/ Kulluri mesazh demokratëve për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

Edvin Kulluri, kandidati i vet’shpallur për kryetar të PD-së, nuk i ndal akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Kullurit, Lulzim Basha dhe drejtimi imoral i tij është e shkuara e Partisë Demokratike.

“Një kryetar që fyen dhe mallkon historinë dhe këdo që është kundërshtar i tij në PD nuk ka asnjë të ardhme. Të djathtët kanë respekt për traditën dhe njerëzit.

11 dhjetori është dita e ndarjes nga kjo faqe e errët e historisë së PD, por mbi të gjitha dita e parë e një historie të re që duhet “shkruar” mirë dhe qartë”, shkruan Kulluri në rrjete sociale.



Sipas Kullurit, vetëm reformimi e shpëton PD-në nga situata ku është.

Politika përjetohet me emocione, por mbi të gjitha me arsye. Shkëputja nga tallazet jo të pakta nëpër të cilat kemi kaluar në 30 vite është detyrim historik që kemi ndaj vetes dhe atyre që do vijnë pas.

Reformim dhe vetëm reformim. Politikanët shkojnë e vijnë me sukseset dhe dështimet e tyre, vlerat duhen vendosur me pjekuri dhe kurajo. Aksionerët e vërtetë të Partisë Demokratike janë anëtarët e saj. Këtë sovranitet të vullnetit të lirë duhet ta mbrojë çdo anëtar i PD dhe t’ ua tregojmë çdo shqiptari. Ndryshe nuk i bindim dot që jemi alternativa më e mirë. Vetëm kështu do e çojmë edhe Ramën dhe Rilindjen në muzeun e dështimeve, aty ku e kanë vendin”, shkruan më tej Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Java mbyllet pa luhatje në tregun valutor/ Mësoni me sa këmbehet Euro, Dollari dhe Paundi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Monedhat e huaja po e mbyllin këtë javë pa luhatje në tregun valutor.

Si në shitje ashtu edhe në blerje, vlerat kanë qenë të njëjta, gjatë gjithë javës.

Edhe e Diela e 21 Nëntorit, mbyllet me të njëjtat vlera.

Dollari amerikan blihet 104.1 Lekë dhe shitet me 109.3 Lekë.

Euro blihet me 120 Lekë dhe shitet me 125 Lekë.

LEXO EDHE:  Bashkimi tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë/ Rama: Mbeti peng nga vetoja e Serbisë

LEXO EDHE:  Video-Shkop kokës bam bum/Rama siç nuk e keni parë kurrë më parë, qeshni me lot



Paundi britanik, blihet me 140.6 Lekë dhe shitet me 145.6 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 113.7 Lekë dhe shitet me 118.7 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.6 Lekë dhe shitet  me 87.6 Lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor për të gjitha monedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Dielli i së dielës ju thërret për ta shijuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të lehta të vranësirve.

Por në orët vijuese parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, ku më të theksuara pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.

LEXO EDHE:  Video-Shkop kokës bam bum/Rama siç nuk e keni parë kurrë më parë, qeshni me lot

LEXO EDHE:  Hold on Fatmir!

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE