LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mijëra qytetarë në protestë: Lironi Haradinajn!

4 Mars 2017, 13:33, Aktualitet CNA

Mijëra qytetarë janë ngritur në protestë në qendër të Prishtinës, pasi kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt.

Ai është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Kjo protestë është organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë e tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill, si ?një afat shtesë për t?i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë?.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga