LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriteri thelbësor për zgjedhjet e trupave të Vetting-ut/Pse hesht Meta

4 Mars 2017, 10:40, Aktualitet CNA

Në Kushtetutë, një nga kriteret thelbësore për zgjedhjen e trupave të reja të vetingut në gjyqësor, si dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve, prokurorëve, inspektorëve dhe zyrtarëve të tjerë të sistemit të ri gjyqësor, është qenia 10 vitet e fundit jashtë strukturave të partive politike.

Në Shqipëri ka 130 parti politike. Ligji përcakton se struktura drejtuese quhen organet statutore të partive. Vetë partitë në statutet e tyre quajnë struktura ?kryetarin, kryesinë, këshillin/asambleja kombëtare, sekretariatin, kongresin/kuvendin dhe kryetarët e organizatave partnere?. Në këshill/asamble bëjnë pjesë kryetarët e bashkive/komunave, deputetët dhe drejtuesit e tjerë të lartë. Pra sipas ligjit, të gjithë ata që bëjnë pjesë në struktura të tilla midis marsit 2007 dhe mars 2017 nuk mund të jenë kandidatë për postet e reja drejtuese në gjyqësor dhe në prokurori.

Si verifikohen këto të dhëna? Në Shqipëri nuk ka një organ dhe as database zyrtare ku gjenden të dhënat e stafeve drejtuese të partive tani, jo më në 10 vitet e fundit. Për pasojë, të dhënat bazohen në deklaratat individuale, dhe shanset për kontestim ndaj emrave janë e do të jenë të mëdha. Rastet e kandidimit për anëtar në KQZ, disa kandidime të depozituara tek Avokati i Popullit, etj, treguan se ky kriter nuk u zbatua dhe se individë me të shkuar të dukshme partiake (kandidatë për deputetë, sekretarë, përfaqësues politikë, etj) u kandiduan ose u vet-kandiduan si të pavarur. Çuditërisht ata e kaluan tekstin e Kuvendit dhe AP, pavarësisht se statusit të tyre kundërvënë ndaj kriterit kushtetues. Nëse kjo praktikë vijon, atëherë cilido qytetar mund ta kontestojë zgjedhjen e këtyre individëve (?të pavarur? por de facto me status partiak) në Gjykatën Kushtetuese dhe automatikisht ta fitojë gjyqin, – duke krijuar një bazë të re kontestimi për institucionet…

Kjo është arsyeja që Instituti i Studimeve Politike i ka nisur letër zyrtare Kuvendit, Komisionit të Ligjeve dhe 130 partive politike për të bërë ndërhyrje ligjore në ligjin e partive politike dhe për të publikuar online strukturat emërore të secilës parti. Kuvendi (deri tani) ka heshtur, Komisioni i Ligjeve (ende) nuk ka kthyer përgjigje, nga partitë politike kanë kthyer përgjigje vetëm 12 parti, kryesisht parti të vogla, të cilat, rezulton se në komunikim zyrtar dhe frymën e ligjit janë më korrekte sesa vetë partitë e mëdha. ISP do monitorojë më tej procesin, mbështetur nga fondacionet politike gjermane, në mënyrë që partitë politike të jenë më transparente dhe që reforma në gjyqësor të jetë në përputhje me Kushtetutën./ISP

Lajmet e fundit nga