LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet trafikanti malazez në Kapshticë/Ja ku e kishte fshehur drogën

4 Mars 2017, 08:02, Aktualitet CNA

Një 45-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, pasi është kapur me 36 kg lëndë narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Roland Galea, nga Mali i Zi, i cili ka tentuar të largohej nga Shqipëria me drogën e fshehur në dyshemenë e kamionçinës tip ?Ford?, me targa HBQ412.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Policia informoi sot arrestimin e 45-vjeçarit si posedues i lëndës narkotike
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: ?Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë? parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga