LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dorëzohet” Rama?!/Pranon të shkojë te çadra e PD-së

4 Mars 2017, 19:13, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur më në fund të shkojë te çadra e protestës, e cila ndodhet prej 15 ditësh para godinës së Kryeministrisë.

Në rrjetet sociale, Rama shkruan se duhet dialog për çështje dhe pa kushte me opozitën. Më tej, ai shton se ai do të shkojë edhe te çadra po të duan, vetëm që të arrihet dialogu.

?Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar?, shkruan Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga