LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia paralajmëron Gjermaninë/ Mësoni si të silleni, nëse doni marrëdhënie me ne

3 Mars 2017, 13:27, Kosova & Bota CNA

Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Gjermania dhe Perëndimi luajnë me standarde të dyfishta, duke kërkuar demokraci dhe liri të shprehjes, dhe njëkohësisht duke u përzierë në çështjet e brendshme të një vendi.

Në këtë formë, Turqia paralajmëron Gjermaninë të ?mësojë si të sillet? nëse do të mbajë gjallë marrëdhënien mes vendeve.

Ky qëndrim i prerë erdhi pasi qyteti jugperëndimor i Gaggenau tërhoqi lejen për një takim ku ministri turk Bekir Bozdag, pritej të mbante një fjalim. /CityNews

Lajmet e fundit nga