LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu ul Bashën me Mogherinin

3 Mars 2017, 17:10, Aktualitet CNA

Sot në mbrëmje pritet që Shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, të zhvillojë një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. Një takim, i cili në fakt është siguruar pas negociatave të forta 4 ditore të kryetares së Komisionit të Integrimit, ish-ministres së Integrimit dhe deputetes Majlinda Bregu.

Burime diplomatike i thanë CityNews se angazhimi i zonjës Bregu për të pasur një takim midis palëve gjatë vizitës së Mogherinit në Tiranë ka qenë domethënës dhe faktor kyç për ndryshimin e axhendës.

Mësohet se Bregu është angazhuar maksimalisht dhe ka mundur ti sigurojë Bashës një takim me Mogherinin. Përjashtimi i kreut të opozitës nga axhenda e takimeve të Mogherinit do të ishte një shuplakë e fortë për opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha, në momentin më kulminant të tij gjatë gati 4 viteve në opozitë./CityNews

Lajmet e fundit nga