LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazarati gëzonte mbrojtje politike/Rama: U përballëm edhe me korrupsionin në polici

3 Mars 2017, 11:44, Aktualitet CNA

Në një takim me drejtues të policisë, kryeministri Rama u ndal në luftën kundër drogës, duke e cilësuar si një betejë të vazhdueshme.

Ai nënvizoi se Lazarati gëzonte mbrojtje politike, e mbi të gjitha ishte kthyer në një frymëzim të kronikave të mediave.  “Lazarati e njollosi Shqipërinë botërisht”, tha më tej Rama, ndërsa vuri në dukje se janë shkatëruar 99% të parcelave.

?Ka nisur me një betejë që deri momentin kur u zhvillua, askush nuk e imagjinonte si të mundur betejën për çmontimin e Republikes autonome të Lazaratit dhe vazhdon çdo ditë si një sfidë e përbashkët përballë një fenomeni të vjetër, sa Shqipëria e tranzicionit.

Nuk ka qënë as përpara 300 mijë vjetësh, por vetëm para 3 vjetësh, koha kur Republika e Lazaratit rezultonte në mbrojtje të shpallur?, deklaroi Rama.

Në përballje me këtë fenomen, ai tha se Policia e Shtetit është në krye të detyrës, ndërsa nuk ka lënë pas edhe korruptimin e drejtuesve të policisë.

?Të shikuarit në sy të këtij problemi nuk është aspak dobësi, por është forcë për tu përballur me një dobësi që cënon në mënyrë të padrejtë sakrificat dhe rezultatet tuaja, e të gjithë atyre drejtuesve të lartë apo punonjës policie që e kanë kthyer në një institucion të besueshëm?, tha Rama. /CityNews

09:51 Aktualitet

"TI QËNKE MALOK"...

Nuk më banë ndonji pershtypje sharjet histerike të asaj mili...

Lajmet e fundit nga