Connect with Us

Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

Aktualitet

Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

Publikuar

-

Kreu demokrat Lulzim Basha dy netë më parë në një dalje të tij televizive sulmoi ashpër pronarin e UET, Henri Çili. NJë sulm publik që u prit me entuziazëm nga demokratët të cilët prej kohësh prisnin aksionin e Bashës dhe ndarjen e tij nga klientela afër qeverisë.

Basha bëri një gjest publik por ndoshta i kapur “peng” nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Dje ai ju kthye sërish dashurisë me Henri Çilin, por jo publikisht, këtë herë duke nxjerë në krah minjtë dhe produktet e Çilit në PD, ata që shpesh ja artikulojnë si “tarzanë”, “kurtizane” e kështu më rradhë. Nuk janë pak janë një grup që sillen si sekt dhe përpiqen të kapin mandatet e deputetëve në PD. Janë po kaq të pështirë sa përdoruesi i tyre i cili sot fle dhe zgjohet me Edi Ramën, dje qante për Lulin apo edhe për Berishën, në fund doli një palaço politik i pavlerë.

Në të njëjtin ujë të pisët lundrojnë edhe veglat e tij të vogla në politikë, që punojnë para e prapa, vetëm për pak pushtet në opozitë që nesër tja shpërblejnë financuesit kur të vijnë në qeverisje.

LEXO EDHE:  "Habit" Bushati: Ata që thonë se protesta e të shtunës dështoi, gabojnë ...

Basha bëri një veprim publik sulmoi “babain” e tyre shpirtëror, por gjithçka e la rrugës. Nuk i zgjati 24 orë dhe riktheu sërish Çilin në krah të tij, me qetësi dhe dashuri Basha gëlltiti çfarë tha një natë më parë dhe i dha shënjën e dashurisë mikut të tij Çili jo personalisht por duke nxjerë në krah produktet e tij të skaduara politikisht. Duke treguar se kishte bërë thjesht një lojë për të mashtruar publikisht mbështetësit e tij.

Një veprim që në fakt thejsht i tregon se Basha nuk ka kauz dhe thelb politik, ai shpesh e ha fjalën dhe qëndrimet i ndryshon, së fundi e bëri publikisht. Ky veprim ngre shumë pikpyetje edhe për kauzën dhe lëvizjet në çadër që Basha mund ti dështojë me sukses ashtu siç vrau entiuziazmin e dmeokratëve dhe nuk e la më shumë se 24 orë kur ai sulmoi publikisht klientelën e Ramës dhe të nesërmen e mori përqafe dhe e uli në krah./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD zbulon skenarin/Do të hyjmë në zgjedhje me 16 korrik ose…

LEXO EDHE:  Balla ripyetet sërish nga PD-ja/ Pse nuk tregon burimin e udhëtimeve me charter?

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE