LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmeti: Pres që Ivanov të tërheqë vendimin

3 Mars 2017, 09:52, Aktualitet CNA

Për të shmangur mundësinë që vendi të shkojë në një situatë të ngjashme me atë të Ukrainës, Ali Ahmeti kërkon sa më shpejtë formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Në një prononcim për televizionin ?21? në Shkup, lideri i BDI-së hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Ivanov dhe të VMRO-së, se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është ?vendosur nga Tirana?.

?Deklarata e përbashkët është hartuar në Shkup, e jo në Tiranë. Nuk është e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë?, ka deklaruar ai.

Ahmeti u takua një ditë më parë me Mogherinin dhe përcolli të njëjtin mesazh si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Presidentin e vendit. ?Pres që Ivanov të tërheqë vendimin, që ka qenë i nxituar dhe t?i jepet mandatimi Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re?, shtoi ai. /CityNews 

09:51 Aktualitet

"TI QËNKE MALOK"...

Nuk më banë ndonji pershtypje sharjet histerike të asaj mili...

Lajmet e fundit nga