LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme me grykën/ Presidenti Morales drejt Kubës

2 Mars 2017, 16:31, Kosova & Bota CNA

Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, presidenti bolivian Evo Morales ka udhëtuar drejt Kubës, për t?iu nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Lajmin e ka përcjellë qeveria lokale. Morales u nis pas një mbledhjeje të kabinetit, ka sqaruar ministri për Presidencën, Ruben Martinez, pa dhënë detaje të tjera mbi shëndetin e kreut të shtetit.

Gjatë muajit shkurt, për shkak të problemeve në grykë, ai kishte anuluar disa angazhime zyrtare dhe u ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore nga mjekët bolivianë. /CityNews  

Lajmet e fundit nga