Connect with Us

Kroacia kundërshton ndalimin e abortit

Bota

Kroacia kundërshton ndalimin e abortit

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë  ka kundërshtur ndalimin e abortit. Kërkesa për rishikim të ligjit që lejon abortin është bërë nga aktivistë konservatorë në vitin 1991, kur Kroacia ka shpallur pavarësinë nga ish-Jugosllavia, dhe është përtërirë vitin e kaluar.

Ky vendim është cilësuar si historik, pas viteve të fushatës nga konservatorët e mbështetur nga Kisha Katolike, për të përmbysur ligjin e viteve 1970.

LEXO EDHE:  Çfarë detyre ka presidenca e BE-së?/ Shumë punë dhe një shans

Lidhur më këtë çështje, kryetari i gjykatës, Mirosllav Sheparoviq ka thënë: Çdo kufizim i vendimmarrjes së gruas, sa i përket shtatzënisë së saj, “paraqet ndërhyrje në të drejtën e saj kushtetuese për privatësi”.

Gjykata po ashtu urdhëroi Parlamentin të miratojë një ligj të ri për rregullat e abortit, brenda dy viteve të ardhshëm, duke thënë se ligji aktual është i vjetëruar. /CityNews 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Video-Tragjedi me zjarret në Greqi/ Shkrumbon disa zona, 8 persona rëndë

LEXO EDHE:  Kroacia: Greqia ta ndalë dërgimin e emigrantëve për në Evropë

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Sulmet terroriste në Paris e Belgjikë janë koordinuar nga Shqipëria e Kroacia?

LEXO EDHE:  Sulmet terroriste në Paris e Belgjikë janë koordinuar nga Shqipëria e Kroacia?

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE