Connect with Us

Haradinaj “shpërthen” ndaj gjykatësve francezë/T’iu vijë turp, jam peng politik!

Aktualitet

Haradinaj “shpërthen” ndaj gjykatësve francezë/T’iu vijë turp, jam peng politik!

Publikuar

-

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërthyer me akuza ndaj autoriteteve të drejtësisë franceze, pas shtyrjes së vendimit.

Gjykata Franceze shtyu sot vendimin për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt në Serbi, duke thënë se vendimi do të merret më 6 prill.

Pas kësaj, Haradinaj ka thënë se është peng politik dhe vendimi i sotëm ishte i turpshëm. Ai iu është drejtuar atyre që ishin pjesë e vendimit me fjalët: “T’iu vijë turp”!

LEXO EDHE:  Nën akuzë për shpërdorim detyre/Apeli merr vendimin e papritur për ish-Drejtorin e Tatimeve

“Për ata që janë pjesë e vendimit “t’iu vijë turp”. Jam peng politik, vendim i turpshëm dhe abuzim politik. Lufta e UÇK është hetuar në Gjykatën e Hagës”, tha Haradinaj në fund të seancës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Publikuar

-

Nga

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Të enjten është Dita e Tokës, dhe Presidenti Joe Biden ka ftuar 40 udhëheqës botërorë në një samit virtual për ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara gjenden në një pozicion të pasigurtë pasi administrata e ish-Presidentit Trump u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris. Aktivistët presin që Presidenti Biden të ndryshojë kurs, por kjo nuk do të jetë diçka e lehtë.

“Nga sot do t’i bashkohemi sërish marrëveshjes së Parisit për klimën”.

Që në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Joe Biden synoi të tregojë se ndryshimet klimatike do të jenë në krye të axhendës së tij.

Samiti i Presidentit Biden në Ditën e Tokës synon t’u tregojë udhëheqësve botërorë se gjërat kanë ndryshuar, që nga mospërfillja e treguar nga administrata Trump për këtë çështje.

“Është një mundësi për Shtetet e Bashkuara që të rikthehen në skenë dhe të tregojnë se i marrin seriozisht ndryshimet klimatike”, thotë David Waskow, nga Instituti i Burimeve Botërore.

Rreziku po rritet. Pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen edhe më të dukshme, me më shumë zjarre, thatësira më të zgjatura dhe stuhi më të forta.

Marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 synoi të ndalë ngrohjen globale. Por, ekspertët thonë se objektivi i vendosur në Paris po bëhet gjithnjë e më i largët.

“Tani gjendemi në rrezik të madh. Shohim temperaturat që vazhdojnë të rriten. Shohim ndotjen e ajrit të vazhdojë të rritet, duke shkuar në drejtimin e kundërt. Prandaj shumë njerëz e quajnë këtë dekadën vendimtare”, thotë Rachel Cleetus, nga Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Çlirimi i gazeve ndotëse është në rritje prej dekadash. Do të vazhdojnë politikat aktuale, duke e thelluar problemin. Por, zoti Waskow thotë se niveli i ndotjes duhet të bjerë me gati 50% deri në vitin 2030, që të jemi në drejtimin e duhur për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk fillojmë ta ulim kurbën tani, trajektorja pas vitit 2030 do të jetë jashtëzakonisht më e vështirë”, thotë zoti Waskow.

LEXO EDHE:  Dy ish-deputetët socialistë në gjykim/ Krimet e Rënda japin vendimin

LEXO EDHE:  Përdhunoi fqinjën me probleme të shëndetit mendor/ Jepet vendimi për Eduard Bushin

Aktivistët po i bëjnë thirrje Presidentit Biden të njoftojë një ulje prej 50 për qind të ndotjes së ajrit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Shtëpia e Bardhë thotë se do ta shpallë objektivin e saj përpara samitit.

Presidenti Biden sheh mundësi në luftimin e ndryshimit të klimës, si ndërtimin e stacioneve të energjisë diellore dhe të erës dhe prodhimin e automjeteve elektrike – me vende pune që nuk mund të largohen nga vendi. Është në themelin e planit të tij të infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarësh.

“Plani Amerikan i Vendeve të Punës do të çojë në një përparim transformues në mënyrë që të përballemi me ndryshimin klimatik me vende pune amerikane dhe zgjuarsinë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Por, plani do të duhej të miratohej nga Kongresi dhe republikanët janë plotësisht kundër.

“Është një zgjerim masiv i qeverisë i financuar në kurriz të taksapaguesve amerikanë, me taksa që do të dëmtojnë ekonominë dhe do të na kushtojnë vende pune”, tha John Thune, senator republikan.

Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shkurtimet që dëshiron Presidenti Biden. Kjo dobëson pozitën e Shteteve të Bashkuara në rrafshin global.

“Derisa të mund t’i zgjidhim ato politika, do të jetë e vështirë për ne të ruajmë rolin udhëheqës ndërkombëtar me shifrat më të mira”, thotë Joseph Majkut, nga Qendra Niskanen.

Ndërkohë, sytë janë drejt ndotësve të tjerë të mëdhenj, përfshirë vendin më ndotës Kinën, si dhe Indinë, një burim ndotjeje në rritje, që do të njoftojnë planet e tyre për klimën përpara një konference të madhe të OKB-së në Glasgow në nëntor./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Vrasje e paralajmëruar”/ Artan Hoxha: Pjerin Xhuvani, dëshmori i parë i zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

“Vrasje e paralajmëruar”/ Artan Hoxha: Pjerin Xhuvani, dëshmori I parë I zgjedhjeve

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar atentatin në Elbasan si një vrasje të paralajmëruar më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoxha theksoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk ishte jashtë parashikimeve, ndërsa sipas tij ai ishte edhe dëshmori i parë i zgjedhjeve.

Kronika e nje vrasje të paralajmeruar…

Asgje jashte parashikimeve…

Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, eshte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani.

Ndersa autori i dyshuar, nje nga efektivet me te trajnuar te Forcave Speciale, qe ka sherbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policise Afgane….”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri KA reaguar pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE