LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca po iu jep kohë kriminelëve të Beogradit të trillojnë

2 Mars 2017, 12:29, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi vendimin e sotëm të gjykatës franceze për Ramush Haradinaj, i cili u shty për muajin e ardhshëm.

Në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur këtë vendim të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Ish-lideri i demokratëve tha se shtyrja edhe për një muaj e vendimit për t?i dhënë kohë shtese krimineleve ne Beograd për të trilluar.

MESAZHI I BERISHËS
Një vendim i padrejtë dhe politikisht i motivuar!
Të dashur miq, sot kur mbare shqiptaret prisnin kthimin e Ish komandantit te shquar te Luftës Çlirimtare, ish kryeministrit te Kosovës, kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj, gjykata franceze shtyu dhe për një muaj vendimin e saj duke dëshmuar qarte dhe përfundimisht se Ramush Haradinaj ështe arrestuar mbi bazen e nje mandat arresti politik te Beogradit dhe ne kundershtim me ligjin ndërkombetar qe Franca vet e ka votuar mbahet ne kete vend qartësisht për motive politike.

Shtyrja edhe për një muaj e vendimit për t?i dhënë kohë shtese krimineleve ne Beograd per te trilluar, fabrikuar me tej dosjen Haradinaj, dosje e shqyrtuar dy here me pergjegjesi te plote nga gjykata nderkombetare e Hages, e cila shpalli dy here pafajesine e plote te z Haradinaj, nuk i ben nder drejtesise franceze, perkundrazi deshmon shperfilljen e vendimeve te gjykates se Hages dhe anesimin e gabuar me agresorin, Beogradin.

Ky vendim demton rende paanesine e gjykates dhe provon se, midis parimit themelor te drejtesise se gjitha koherave in dubio pro reo, dhe akuzave politike te Beogradit, anesoi me vendimin e saj nga keto te fundit! Ju bej thirrje autoriteteve me te larta franceze te marrin cdo mase per te garantuar paanesine e gjykates se Kolmarit dhe lirimin e menjehershem te ishkryeministrit te Kosoves, peng i kurtheve dhe mandateve politike te Beogradit! sb/CityNews

Lajmet e fundit nga