LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shefja e ONM takim me ambasadorët/ I pranishëm edhe Lu

1 Mars 2017, 12:17, Aktualitet CNA

Ambasadorët e BE në vendin tonë dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, kanë nisur një takim me drejtuesen e ONM, Calavera. Takimi i ambasadorëve ka nsiur që prej orës 11:00 dhe ende vijon.  Ky takim i ambasadorëve vjen në javën vendimtare të votimit të Vettingut.

Mbledhja vjen vetëm një ditë pas përplasjes mes shefes së ONM dhe Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili. Ky i fundit ka ngritur prej kohësh shqetësimin për rolin e ONM në vendin tonë. Ndërkohë dje mori edhe përgjigjen e Calaveras, e cila sqaroi përmes një letre se ONM nuk është këtu për të marrë vendime, dhe se këto të fundit i përkasin politikës shqiptare. Por nga ana e tij,  Vasili këmbëngul për sqarimin e detajuar të këtij roli. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga