LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Has/ 32-vjeçari braktis makinën me kanabis

1 Mars 2017, 09:16, Aktualitet CNA

Një tjetër rast rast i trafikut të drogës është goditur nga policia e Kukësit, ndërsa në kërkim është shpallur poseduesi i 31 kg kanabis.

 ?Arven Çuni, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj, Has, u shpall në kërkim pasi duke lëvizur me mjetin tip ?Benz? me targa M 794 TDA, në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet?, deklaroi policia.

Po të njëjtat burime shtojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij,  në pjesën e bagazhit,  i?u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e llojit canabis sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 31 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva si dhe u bllokua automjeti tip ?Benz? me targa M 794 TDA.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve?. /CityNews

Lajmet e fundit nga