Connect with Us

Dokumentet/ Fiks Fare fut në kurth Sali Berishën

Aktualitet

Dokumentet/ Fiks Fare fut në kurth Sali Berishën

Publikuar

-

Dy ditë më parë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, akuzoi emisionin investigativ Fiks Fare se ka marrë ryshfet nga një drejtoreshë shkolle, e cila është korruptuar.

Por, gjithçka ka qenë një lojë e Fiksit përmes një mesazhi dërguar ish-kryeministrit, duke u hequr si qytetar.

Ish-kryeministri akuzoi Fiksin, por e vërteta duhet të jetë krejt ndryshe. Qytetari dixhital, këtë herë duket të jetë qytetari “gënjeshtar”.

Në rastin e denoncuar nga ish-kryeministri rezulton se statusi i ish-kryeministrit është i pavërtetë dhe CityNews po sjell edhe dokumentet të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj që ka deklaruar qytetari “gënjeshtar”.

Sipas statusit të ish-kryeministrit Berisha: “Drejtoresha e shkollës së mesme të Fushë-Krujës u filmua nga ‘Fiks’-i duke marrë 300 euro, por ‘Fiks’-i nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti, gjobe prej 10 mijë eurosh, që i pagoi drejtoresha!”. Kështu shkruajti dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku akuzonte hapur emisionin investigativ për gjobëvënie”.

CityNews po sjell 2 dokumente, të cilat tregojnë se Drejoresha e shkollës ka dhënë vetë dorëheqjen nga drejtimi, por vazhdon të jetë mësuese dhe të ushtrojë detyrën e saj.

Sot, Filip Çakulli, i është përgjigjur ish-kryeministrit : “Si mund të merret e mirëqenë ç’do idiotësi dhe çdo paranojë e Sali Berishës? Dërgon një letër anonimedikush  dhe kjo letër anonime quhet e mirëqenë dhe e shpall ai. Si mund të shpallet? Mund të quhet e mirëqenë një letër anonime? Nuk ia vlen të merremi me idiotësirat e atij. Ai ka qenë edhe sekretar partie dhe sekretari i partisë, letrat anonime i quante refren i demokracisë popullore. Nga kjo nisen akoma. As ia vlen të merresh. Ne tek ‘Fiks’-i nuk reagojmë fare me hajvanllëqet dhe disa gjëra paranojake.

Nëse doni të dini diçka, “RD”-ja publikoi statusin e Berishës dhe nuk e dha fare atë që tha për “Fiks Fare”, e kishin shkurtuar, se as ata nuk e besojnë këtë gjë
Nuk është hera e parë që ai dështon. Këtë mesazh ia bëri ‘Fiks’-i vetë. PAsi verifikuam dhe u bindëm që ngjarja nuk ekzistonte, U ulëm vetë ne dhe e bëmë një mesazh, ia bëmë që ‘Fiks’-i merr kështu dhe kaq. Ne nuk duam të hakmerremi me këtë punë, sepse ajo ngjarje nuk ka ndodhur fare. Mund ta verifikoni nëpër shkolla. Nuk është mesazhi i parë që i kemi bërë. Ne i kemi bërë disa mesazhe. Mesazhin anonim e ka bërë ‘Fiks Fare’ dhe ai e ka nxjerrë”,

LEXO EDHE:  Dorëheqja nga asgjëja/ Ervini i Lulzimit, si humbës i paepur

Nëse verifikon në Zyrën Arsimore të Krujës gjen një dorëheqje të drejtoreshës së shkollës s ëmesme “Shote Galica” në Fushë Krujë, të cilën e përmend ish-kryeministri Sali Berisha.

Mësuesja Bukurie Tali ka paraqitur dorëheqjen nga post ii drejtueses, në datën 2 shkurt 2017 për arsye personale.

Në datën 6 shkurt 2017, zyra arsimore e Krujës e liron zonjësn Tali nga post ii drejtoreshës së shkollës dhe e kaloi mësuese në po të njëjtën shkollë.

Mesa duket nga dokumentet dhe vetë statusi i ish-kryeministrit, pa lënë menjëanë reagimin e Filip Çakullit, rezulton që qytetari dixhital të jetë qytetari “gënjeshtar” dhe të jetë vetë Fiks Fare ai që ka futur në kurth ish-kryeministrin. Dokumentet e mëposhtme provojnë këtë fakt./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Autostrada Tiranë-Elbasan/ Berisha akuza të forta Ramës
LEXO EDHE:  Zbulohet pse Kodheli u la jashtë kabinetit të qeverisë “Rama 2”

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ky vend paralajmëroi se mund të ndërmarrë edhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

“Për shkak të shqetësimit në lidhje me përhapjen e mundshme të variantit Delta, qeveria ka shtyrë hyrjen e turistëve individualë deri më 1 gusht”, tha Ministria e Turizmit e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se nëse çdo ditë, për një javë regjistrohen më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, atëherë do të rivendoset mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Izraeli regjistroi mbi 100 raste të reja për të tretën ditë radhazi.

LEXO EDHE:  “Azem, ti je gjallë”/ Berisha homazhe për Tribunin e Lirisë
LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Eksperti i policisë me makinë me targa false

Bennett gjithashtu tha se do të rritet numri i testimeve PCR, dhe do të shtohen masat për njerëzit që shkelin karantinën.

Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në janar, Izraeli regjistronte rreth 10,000 raste ditore.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Publikuar

-

Nga

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.

Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.

Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.

Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.

Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.

LEXO EDHE:  Berisha nxjerr foto e parcela me hashash/ Janë të narkoqeveritarëve, ja si i ujitin

LEXO EDHE:  Autostrada Tiranë-Elbasan/ Berisha akuza të forta Ramës

Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.

Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t’u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.

Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

LEXO TE PLOTE