LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “zbulon” planin e Ramës/Pse ia "hoqi kokën" policisë!

1 Mars 2017, 10:55, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga çadra e protestës, e cila ndodhet prej 12 ditësh para Kryeministrisë.

Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë me në krye Edi Ramën. Ai ka zbuluar planin e Ramës, me të cilin, sipas tij, erdhi në pushtet.

?E nisën duke ekzekutuar kupolën e lartë të drejtësisë në polici. Kriminelët bëjnë ligjin sot, sepse Rama iu hapi rrugën. Vuri gjithë policinë në funksion të vrasësit Arben Frroku dhe vëllait të tij Mark Frroku. Policia e pa kokë, ku koka e policisë janë njerëz që i shërbejnë krimit e drogës, u detyrua të salutonte makinën e deputetit dhe të ndalonte aksionin. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pika e parë e planit të Ramës. Pika e dytë, zëvendësimi i policisë së ndershme me ?kukullat? e Tahirit, për t?iu hapur rrugë kriminelëve kudo. Të gjitha paratë e drogës shkojnë në duart e Ramës?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga