Aktualitet
Arrestohen babë e bir në Tiranë/Iu zbulohet plani skandaloz me ushqimet
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të produkteve ushqimore të kundraligjshme. Në pranga kanë rënë shtetasit Fabian Gero, 55 vjeç, dhe djali i tij, Arnoldi 21 vjeç.
Nga hetimet e policisë u zbulua bodrumi i modifikuar për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur amballazhime të përdorura, si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit “Kimisti”.
Shtetasit e lartëpërmendur kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur amballazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.
Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1. Një automjet tip Volksëagen. 2. 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara 3. 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete. 4. Arome vaj ulliri 40 kg. 5. 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero. 6. Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike 7. 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike), 8. 3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik 9. Sapunë me ngjyrë 700 copë 10. Një bidon 1l alkool Izopropilik 11. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata 12. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza 13. Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe 14.Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine 15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga Nenet 288/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal./CityNews